Kreu

Udhëzuesi i Përmasave

Si të matni një kushinetë ose semering

Çdo kushinetë identifikohet me tri masa kryesore: d × D × B (në milimetra).

dDB = gjerësia (pamja anësore)
d — Diametri i brendshëm

Matet brenda kushinetës, në vendin ku futet boshti. Përdorni një kalibër (shubler) dhe matni vrimën nga njëra anë në tjetrën.

D — Diametri i jashtëm

Matni pjesën më të jashtme të kushinetës — diametrin total. Kjo është masa që përputhet me vendin (kasën) ku ulet kushineta.

B — Gjerësia

Trashësia e kushinetës e parë nga ana. Vendoseni kushinetën në tavolinë dhe matni lartësinë.

Këshillë: Shumica e kushinetave kanë kodin e tyre të shtypur në unazë (p.sh. 6204, 30206). Nëse e gjeni kodin, na e dërgoni direkt.

Tabela e dimensioneve më të zakonshme

Kodid (mm)D (mm)B (mm)Tipi
620010309Kushinetë me sfera
6201123210Kushinetë me sfera
6202153511Kushinetë me sfera
6203174012Kushinetë me sfera
6204204714Kushinetë me sfera
6205255215Kushinetë me sfera
6206306216Kushinetë me sfera
6207357217Kushinetë me sfera
6208408018Kushinetë me sfera
30205255216.25Me rrula konike
30206306217.25Me rrula konike
30207357218.25Me rrula konike
Fjalori i termave